TRAGJIKE në Lezhë, nëna i jep fund JETËS pas vdekjes së djalit!

21 December 2025, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE në Lezhë, nëna i jep fund JETËS pas vdekjes së
Prena Marku/ Aleksandër Marku

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi tragjik, ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin e vogël të Lezhës, Lalm i ri.

Mbrëmjen e së premtes në lagjen Gurra, në Lezhë, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Por tragjedia nuk mbyllet këtu. Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të birit, nëna e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, nuk ka mundur ta përballojë dhimbjen.

E rënduar psikologjikisht dhe e thyer nga pikëllimi i humbjes së djalit, ajo ka ndërmarrë një akt vetëflijimi duke varur veten sipas policisë.

E ndjera u gjet pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, vetëm disa orë pasi djali i saj kishte ndërruar jetë.

Dy jetë të shuara brenda pak orësh, një familje e shkatërruar dhe një komunitet i tronditur nga kjo ngjarje dramatike.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë. 


Video