TRAGJIKE në Itali/ Treni përplas për vdekje të moshuarin shqiptar, e bija e kërkonte pasi ishte larguar nga banesa!

8 January 2024, 10:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE në Itali/ Treni përplas për vdekje të moshuarin
Xhevdet Zena

Një 73-vjeçar shqiptar me banim në Robbio të Italisë ka gjetur vdekjen, pasi u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 18:00, ndërsa disa orë para aksidentit, vajza e tij kishte ngritur alarmin për zhukjen e babait.

“Ne po kërkojmë babanë që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga vajza.

Xhevdet Zena, po ecte në errësirë, kur u godit nga treni, i cili i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

TRAGJIKE në Itali/ Treni përplas për vdekje të moshuarin


Video