Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 45-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Viktima është shtetasja me inicialet O.Gj., banuese në Maminas.
Sipas burimeve zyrtare, nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. 45-vjeçarja është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e spitalit të Durrësit rreth orës 08:20.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.