Tragjike/ Digjet banesa në Has, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy nga flakët

19 Shtator 2024, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në Has.

Nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Djali i shtëpisë pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Njoftim i Policisë

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. 

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.  

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video