Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ku një 12-vjeçare është gjetur e pajetë.
Policia thotë se 12-vjeçarja është gjetur nga familjarët e varur në kasollen pranë banesës. Paraprakisht dyshohet se është vetëvarur, megjithatë hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.