A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Një 41-vjeçar ka denoncuar humbjen e bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se ka marrë me vete edhe dy fëmijët.
Policia e Tiranës bëri me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e 25-vjeçares dhe fëmijëve të mitur.
Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga S. T., 41 vjeç.
Ai kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, tha policia e kryeqytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e largimit të 25-vjeçares nga banesa.