Timo Flloko publikon videon e veçantë nga ditëlindja e fundit e Kadaresë, interpreton poezinë e shkrimtarit!

2 July 2024, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Timo Flloko publikon videon e veçantë nga ditëlindja e fundit e
Aktori i njohur, Timo Flloko dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ndërroi jetë të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.

Të shumta kanë qenë ngushëllimet dhe mesazhet e personaliteteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, vendet europiane dhe përtej Atlantikut.

Ditën e sotme Vera Grabocka dhe Timo Flloko kanë publikuar një video te veçantë me Kadarenë. Një video e regjistruar në 28 janar 2024, në ditëlindjen e fundit të shkrimtarit.

Fillimisht në video shfaqet shkrimtari duke fikur qiriun teksa Helena Kadare, Vera Grabocka dhe Timo Flloko i këndojnë “Shumë urime për ty”. Ndërsa më tej aktori shihet duke interpretuar poezinë “Kristal” të shkrimtarit.


Video