Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tiranë.
Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi H. L., 29 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar në banesën e tij, por e kanë ndaluar familjarët.
Më pas, i riu ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në Qytet Studenti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.