E përdhunoi apo jo? Banorët e Rehovës marrin në mbrojtje kryeplakun: Familje modele, nuk besojmë se…

13 April 2023, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E përdhunoi apo jo? Banorët e Rehovës marrin në mbrojtje
Ervis Rrapo

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në fshatin Rehovë të Vithkuqit në Korçë, ku kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo, u arrestua pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

Banorët e fshatit, jashtë kamerave kanë thanë për familjen Rrapo që është një familje model dhe nuk e besojnë që Ervis Rrapo të ketë abuzuar me 23 vjeçaren. Sipas familjarëve, Ervis Rapo ka vetëm një vit në detyrën e kryeplakut.

Burime bëjnë me dije se familja e vajzës i ka kërkuar një shumë të majme familjes Rrapo si kusht për të tërhequr kallëzimin nga policia.

Dyshime kanë lindur dhe mbi dëshmitë e dhëna në Polici. Mësohet se dëshmia e babait të vajzës në polici është kontradiktore me deklaratën për media të së ëmës. I ati i vajzës ka thënë në polici që e ka parë 29 vjeçarin që po dilte nga banesa, ndërsa e ëma sot para kamerave tha se i ati e ka gjetur Ervis Rapon së bashku me të bijën pa rroba ne korridorin e shtëpisë.

Gjithashtu e ëma e 23 vjeçares hedh poshtë që vajza ka probleme mendore. Por policia dhe banorët e fshatit konfirmojnë faktin që vajza ka probleme të tilla.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një abuzim apo me një akt të montuar.


Video