Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Studioja e arkitektit japonez me famë botërore, Kengo Kuma, shpallet fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi hap të rëndësishëm teksa tha se ka pasur shprehje interesi nga 112 studio, por vetëm ishin 4 finaliste.
“Pas një pune të gjatë, mes debateve sot kemi emrin e studios dhe projektit për qendrën e vizitorëve të Butrintit. Kemi hedhur hap të rëndësishëm drejt rivitalizimit dhe modernizimit të Parkut Kombëtar të Butrintit duke mbyllur fazën e parë të konkursit ndërkombëtar”, tha Margariti.