Arrestimi i Kujtim Demirit/ Mediat greke zbardhin detajet: Si ia bleu 8-vjeçarin familjes në Tiranë për 900 euro dhe e nxori të lypte

27 April 2023, 11:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Kujtim Demirit/ Mediat greke zbardhin detajet: Si ia bleu
Kujtim Demiri

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 55-vjeçarit Kujtim Demiri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim.

Raportohet se Kujtim Demiri akuzohet se kishte “blerë” një djalë 8-vjeçar nga familja në Tiranë dhe e kishte sjellë në Athinë. Mësohet se ai i kishte dhënë 900 euro familjes së varfër për t'i marrë fëmijën e tyre, ndërkohë që të miturin e kishte detyruar që të lypte në rrugë të ndryshme të Athinës.

Ai është sinjalizuar në Patisia dhe është vendosur në pranga. Po vijojnë procedurat mes autoriteteve greke dhe shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri.


Video