SPAK zbarkon në Fier, Altin Dumani takim me prokurorët për luftën kundër krimit zgjedhor

11 April 2025, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK zbarkon në Fier, Altin Dumani takim me prokurorët për
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka qenë sot në qytetin e Fierit, në kuadër të nismës së SPAK për të luftuar krimin zgjedhor.

Mësohet se rreth orës 14:00, Dumani ka mbërritur në Fier i shoqëruar nga dy prokurorët e tjerë të SPAK, Sotir Kllapi dhe Klodian Braho.

Ata kanë zhvilluar një takim me prokurorët e prokurorisë Fier në kuadër të strategjisë për krimin zgjedhor për zgjedhet e 11 majit.

Fieri shihet si një prej qarqeve me rrezikshmëri më të lartë, sa i përket elementëve kriminalë që mund të ndërhyjnë në fushatë.


Video