SPAK nisi hetimin/ Restoranti i djalit të Agollit "distancohet" nga ngjarja, fshin të gjitha fotot e kuzhinierit që fitoi tenderin 400 mijë dollar

2 February 2022, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK nisi hetimin/ Restoranti i djalit të Agollit "distancohet"

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është bërë subjekt hetimi i SPAK për shkak të një tenderi që kap vlerën e 400 mijë dollarëve ku fitues është bërë kompania ku aksioner kryesor është kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani.

Gara kompromentohet për shkak se Alfio Rrotani ka punuar me djalin e kreut të FSHZH Flladi Agolli në restorantin e tij në Hamallaj i regjistruar me emrin “Beach Bedoun Bar”.

Vetë faqja zyrtare e restorantit ka ndarë në rrjetet sociale foto ku Alfio shfaqet me gatime që janë specialitet i këtij restoranti dhe me uniformën e shefit ku anash shkruhet edhe emri i tij.

Pasi çështja është bërë mediatike fotot janë fshirë ngë faqja zyrtare e restorantit. Nga ana tjetër, po t''i hedhësh një sy profilit të Rrotanit, ai ka të postuar foto me vendndodhje pikërisht në restorantin në fjalë, ndërsa ka marrë koment nga faqja zyrtare.

Firma fituese e tenderit në pronësi të Rrotanit është regjistruar si “Mascarpone” dhe është një bar restorant i njohur me emrin “Kripë dhe Piper” që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit në rrugën Sami Frashëri në kryeqytet. Ky ambient frekuentohet nga zyrtarë të niveleve të ndryshme që punojnë në FSHZH.

 

 


Video