SPAK kërkonte dënimin me 1.6 vite burg, Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

12 January 2023, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkonte dënimin me 1.6 vite burg, Apeli i GJKKO-së shpall
Etleda Çiftja

Gjykatra e Posaçme e Apelit të GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e shpallur të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, (KPK) Etleda Çiftjan.

Ajo akuzohej për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, për të cilën SPAK kishte kërkuar më herët dënimin me 18 muaj burgim.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë 17.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë 17.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më herët dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumentave.


Video