SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, 5 demokratë kërkojnë që Këshilli i Mandateve të mblidhet sot

26 December 2025, 08:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, 5 demokratë kërkojnë
Belinda Balluku

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Sipas tyre se 1 javë është e mjaftueshme për anëtarët që të njihen me provat e dosjes me mbi 10 mijë faqe të vënë në dispozicion nga SPAK i cili kërkon arrestimin e Ballukut.

Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuse për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.


Video