Një i ri ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e kësaj të enjte.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.
Dy automjete tip “Benz” dhe “Peugeot” janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet O. M.
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.