SPAK kërkon informacion nga Belgjika dhe Franca për dosjen “Toyota Yaris”, dërgon me letërporosi kodet e tjera të SKY ECC!

5 August 2024, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon informacion nga Belgjika dhe Franca për dosjen
Aurel Zarka

SPAK dërgon me letërporosi kodet e tjera të Sky për dosjen e prokurorëve të "Toyota Yaris" dhe i kërkon të dhëna shtesë Belgjikës dhe Francës.

Prokuroria e Posaçme kërkon identifikimin e tyre pas hetimeve ku dyshohen se janë të implikuar edhe funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë.

Javën e kaluar Gjykata e Posaçme urdhëroi të mos publikohet vendimi duke paralajmëruar hetime për nxjerrje të sekretit hetimor.

Ka mjaft gjyqtarë dhe prokurorë që përmenden se janë korruptuar nga të dyshuarit që thonë, por edhe tarifat që kërkonte secili prej tyre, SPAK po mbledh prova.


Video