Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas hetimeve lidhur me inceneratorin e Fierit, mësohet se Prokuroria Anti-Korrupsion (SPAK) ka lëshuar disa urdhër-arreste për persona që dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.
Këto urdhër-arreste po ekzekutohen nga policia.
Sipas mediave urdhër arrestet janë lëshuar për Pëllumb Abeshin, Azem Shatërin, Arenc Myrtezanin, Florian Muçajn, Erjon Muratajn.
Ndërkohë SPAK ka kërkuar arrest shtëpie për Sabina Cenamerin dhe Etleva Kondin.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Dritan Prençi.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për këtë çështje.