SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!

27 April 2023, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!
Në foto: Anila Hoxha dhe i ndjeri, Enver Sheshi

Gazetarja Anila Hoxha në një status të saj ka treguar se si Enver Sheshi i cili vdiq në burg po gjykohet.

Hoxha shkruan në statusin e saj se gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij duhet të pushohet pasi ai nuk jeton më dhe kjo ishte gjykuar njëherë.

Në fundit e statusit të Anila Hoxha e mbyll postimin me ironinë: 'Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti'.

Statusi i plotë i Anila Hoxhës:

'Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht?

Po ja, ndërron jetë ne burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak cështja ndaj tij pushohet për dy arsye

- e para se nuk jeton më

SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!

- e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe smund të gjykohej për herë të dytë , për të njëjtën vepër

Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.

Nejse . Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti', shkruan Anila Hoxha.

Kujtojmë që Enver Sheshi vdiq në janar të këtij viti në spitalin e QSUT në Tiranë, ai ishte i arrestuar për aferën e e inceneratorëve.

I denoncuar edhe nga LSI, Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.


Video