Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qato ka ngritur padi ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit.
Ky i fundit ditën e djeshme denoncoi Qaton dhe familjarë të tij se kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë e Tiranës.
Në akt padinë e Mariglen Qatos kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, në emisionin "Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në Klan, ka cënuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e paditëse, me anë të fyerjes dhe shpifjes publike.
Qato i ka kërkuar gjykatës dëmshpërblim 10 milionë lekë nga Këlliçi për shpifjen që i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij.
Për më tepër shikoni dokumentat e mëposhtme: