“SPAK dërgon letër porosi në Britani për çiftin Meta-Kryemadhi”

20 Qershor 2024, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi.

Gazetarja, Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” në Top News tha se SPAK ka dërguar letërpororsi për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.

SPAK sipas gazetares, Anila Hoxha ka vlerësuar se duhet të komunikojë sërish bazuar në marrëdhëniet juridiksionale të shteteve përkatëse për të përfituar informacion.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar së fundmi letërporosi edhe në Britaninë e Madhe për të marrë informacion shterues sa i takon shkollimit dhe udhëtimeve nga njëra anë të çiftit Meta dhe shkollimit të fëmijëve të tyre.

Është një veprim i kryer nga SPAK së fundmi siç ka dërguar letërporosi në Qipro, sa kohë ka përcjellë një informacion të vakët sa i takon lobimit me kompaninë qipriote dhe meqenëse informacioni ka qenë disi i cunguar, SPAK ka vlerësuar se duhet të komunikojë sërish bazuar në marrëdhëniet juridiksionale të shteteve përkatëse për të përfituar informacion”, tha Hoxha.

SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion.

Procedimi i parë lidhet me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga avokati Idajet Beqiri, ku akuzon çiftin Meta për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave.

Në këtë denoncim përmenden ndërhyrjet estetike që Meta dhe Kryemadhi kanë bërë jashtë vendit, dhe sipas Beqirit nuk kanë deklaruar.

Hetimi i dytë lidhet me episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh.


Video