"Sot mbledhim 90% të mbetjeve", Rama vlerëson Jorgo Goron e Himarës: Ka ngrënë dru publikisht...

30 September 2022, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sot mbledhim 90% të mbetjeve", Rama vlerëson Jorgo Goron e
Edi Rama

Më shumë se gjysma e mbetjeve nuk mblidhen nga Qeveria para vitit 2013.

Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në forumin për menaxhimin e mbetjeve.

Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.

“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara.

Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano.

Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 910% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.

Edi Rama ka thënë se Jorgo Goro ka ngrënë dru publikisht dhe sot e ka vlerësuar, duke thënë se është bërë shembull për trajtimin e mbetjeve.

“Nuk do ishte çudi të mos ishte këtu. Ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht. Shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm. Një punë që është për t’u marrë shembull”, u shpreh sot Edi Rama.

 Një vit më parë, ishte Rama vetë që e bëri shembull publikisht Goron.

“Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”, tha Rama ndër të tjera një vit më parë.

 


Video