SONDAZHI/ Të mbytur nga korrupsioni e çmimet e larta. 9 në 10 qytetarë i cilësojnë sfida jetese!

11 April 2023, 11:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SONDAZHI/ Të mbytur nga korrupsioni e çmimet e larta. 9 në 10

Një sondazh i zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan gjen se 9 në 10 shqiptarë vlerësojnë nivelin e lartë të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes si sfidë kryesore të jetesës, ndërsa 8 nga 10 identifikuan çmimet e larta.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, ose 53 për qind e shqiptarëve besojnë se kryebashkiakët po bëjnë pak ose aspak për të adresuar nevojat e njerëzve dhe komunitetit.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, sondazhi zbuloi gjithashtu se 78 për qind e të anketuarve besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. Për më tepër, 73 për qind deklaruan se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit

“Rezultatet e këtij sondazhi nënvizojnë rëndësinë e trajtimit të çështjeve ekonomike dhe korrupsionit duke ruajtur dhe forcuar institucionet demokratike në Shqipëri”, tha Paul McCarthy, Drejtor i IRI-së për Europën.

“Është thelbësore që drejtuesit e qeverisë në nivel kombëtar dhe lokal të punojnë së bashku për të krijuar mundësi për shqiptarët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë’, vijoi ai. 

Anketa u zhvillua nga data 29 janar deri më 13 shkurt të këtij viti dhe në të morën ojesë 1200 qytetarë mbi 18 vjeç.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video