Solli nga Tajlanda valixhen me mbi 19 kg kanabis me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari

26 May 2025, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Solli nga Tajlanda valixhen me mbi 19 kg kanabis me qëllim shitjen në
Dhimitër Shehu

Një 39-vjeçar është arrestuar në Rinas, teksa tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe me drogë. Mësohet se Dhimitër Shehu, nga Tepelena, kishte fshehur në valixhe 19.4 kg Kanabis me përqindje të lartë THC.

39-vjeçari vinte nga Tajlanda dhe synonte shitjen e drogës në vendin tonë.

Sekuestrohet lënda narkotike me vlerën 388 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të  zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë  të lartë THC.

Pas informacioneve të siguruara nga   Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë  Kriminale  në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar  “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video