Skandali në Shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kërkojnë që të mblidhet Komisioni i Ligjeve!

3 May 2024, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali në Shkollën e Magjistraturës, deputetët e
Shkolla e Magjistraturës

Pas asaj që është cilësuar si skandali që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kanë kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.


Video