Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e Klosit me tre viktima dhe dy të plagosur.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij, Liri shira kanë mbetur të vrarë aksidentalisht pas përplasjeve mes dy familjeve Mjeshtri dhe Hasula.
Mësohet se i mituri Renato Hasula, i cili mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Eglant Hasula, ishte i lidhur me vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri, por ky i fundit nuk ishte dakord me këtë lidhje.
Ata kishin lënë takim në lokal për t'u sqaruar. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa 14-vjeçari ishte me babanë e tij, Eglant Hasula. Sherri degradoi ne përdorimin e armeve ku Fiqiri Mjeshtri qëlloi mbi babë e bir duke i lënë të plagosur dhe vrau aksidenatlisht dhe babë e bir Kenado dhe Ilir Shira, të cilët ndodheshin rastësisht në vendngjarje.
Pas ngjarjes, autori Fiqiri Mjeshtri, personi që shihni në fotot e mëposhtme, ka vrarë veten, ndërsa dy vëllezërit e tij Besnik (dhe Fatmir Mjeshtri janë arrestuar nga Policia.