"Si po cenohet prona e qytetarëve", Ylli Manjani: Duhet ridizajnim nga e para i drejtësisë penale

26 February 2026, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Si po cenohet prona e qytetarëve", Ylli Manjani: Duhet
Ylli Manjani

Në intervistën për “Breaking” në Top News, Ylli Manjani u ndal edhe te çështja e pronave dhe procedurave penale, duke paralajmëruar për rrezik të cenimit të të drejtave të qytetarëve.

Ai tha se, sot qytetarët mund të humbasin pronën e blerë me kursimet e jetës nëse rezulton se ish-pronari është nën hetim, duke e konsideruar këtë praktikë të padrejtë dhe të frikshme për sigurinë juridike.

“Edhe prona e vjedhur ka rregulla si merret, jo në hava”, deklaroi Manjani, duke theksuar se procedura është garancia kryesore e shtetit ligjor.

"Unë them që në këtë moment kemi nevojë për ridizajnim të gjithë drejtësisë penale nga a te zh. Që do të thotë, do të ndryshoja ligjin procedurial penal. Janë procedurat që duhet të jenë të kopsitura, të qarta të mos lënë vend për interpretime, të jenë të thjeshta që t'i kuptojë edhe një që nuk është jurist. Shtetasit kanë nevojë dhe duan të informohen për situatën legale në vend, qytetari duhet ta dijë si të sillet kur polici i kërkon të bëjë një kontroll personal apo banese", tha Manjani.

Manjani kritikoi gjithashtu përdorimin e “indicieve” si prova në sallën e gjyqit dhe ndikimin e mediave në krijimin e perceptimeve publike, duke theksuar se “hetimi mediatik është më i rëndë se hetimi penal”.

"Në ligje përdoret fjala indicie, të cilën duhet ta përdor prokuroi për ta mbajtur të truri i vet, por jo të nisë një proces. Edhe të dhënat e sky ecc duhet të shërbenim si indicie, jo si prova të vetme në sallën e gjyqit. Ata duhet ta kishin në zyrë dhe në bazën e atyre të mblidhnin prova, të gjenin armë, gjurmë gishtash, video, foto të provonin ngjarjet me prova jo me llafe.

Hetimi mediatik është më i rëndë se hetimi penal. Gjykatësit sapo dolën nga vettingu, Si u gjykuan ata? Me llafe gazetash. Është krijuar praktika e gabuar, gjykatësi nuk është i lirë në sallën e gjyqit, nuk janë të paanshëm, ata mbajnë anën e të fortit, sepse nuk kanë këllqe që të mbajnë anën e ligjit dhe më këtë fiton opinioni popullor", tha mes të tjerash Manjani.


Video