Shqiptarët, protestë edhe në Pisa kundër Qeverisë

14 Qershor 2026, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këtë të dielë, janë mbajtur dhjetëra protesta në qytete të ndryshme të Europës, nga emigrantët që i janë bashkuar protestës së Tiranës.

Një protestë e tillë është mbajtur edhe në Pisa të Italisë, ku kanë qenë present qindra protestues.

Klaudor Hysaj, një prej organizatorëve të protestës, tha se kjo Qeveri tashmë ka rënë moralisht, pasi i ka dalë gjithë populli kundër.

Sipas tij, Rama nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika.


Video