“Shqipot e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë”/ DEKLARATA e Edi Ramës, reagon ashpër Edita Tahiri!

5 September 2025, 13:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Shqipot e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave fyese të Edi Ramës se shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, asnjë fjalë e ndotur apo negative e Edi Ramës, nuk e ndal dashurinë që shqiptarët e Kosovës kanë për Shqipërinë, si atdheun e tyre.

“E duam Shqiperine, e kemi atdhe te shenjte – asnje fjale e pamatur, e ndotur, negative e Edi Rames nuk ka fuqi ta ndal kete dashuri te madhe qe kemi per atdheun – kryeministrat shkojne e marrin turpin me vete, Sqiperine e kemi perjete”, ka shkruar ajo.


Video