“Shqiponjat” zbarkojnë në Vlorë, kontrolle të befasishme makinave

3 September 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shqiponjat” zbarkojnë në Vlorë, kontrolle të
Ilustrim

Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.

Bëhet me dije se uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet me xhama të zinj.

Mësohet se postoblloku i policisë është ngritur në shëtitoren e Lungomares dhe po ndalohet makinat dhe po zhvillohen kontrolle për armëmbajtje pa leje.


Video