Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në periudhën janar-prill u shënuan gjithsej 2510 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, në të paktën një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Shifra paraqet një rënie me 18 për qind në krahasim me pesëmujorin e parë të vitit 2022 dhe me 50 për qind në krahasim me 2019-n.
Sipas këtyre të dhënave të Eurostat, ka një prirje rënëse të vazhdueshme të kërkesave për azil në krahasim me vitin e kaluar, kur në total vetëm në BE pati 13 mijë e 200 aplikime dhe gati 16 mijë të tjera në Britaninë e Madhe.
Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.
Vendi i preferuar për shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil mbetet Franca, me mbi 35 për qind të kërkesave, ndjekur nga Gjermania me 23 për qind dhe me radhë Italia, Greqia e Belgjika.