Shpërthim i fuqishëm me tritol në Fushë Krujë, kush ishte shënjestra (EMRI+VIDEO)

3 March 2023, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Shpërthim i fuqishëm me tritol në Fushë Krujë, kush
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se lënda plasëse i është vendosur një mobilerie në Arrameras në pronësi të Desar Çangut.

Si pasojë e shpërthimit, mësohet se ka patur vetëm dëme materiale, ku siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme kanë qenë të shumta. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, autori dhe motivi.

Njoftimi:

“Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve”


Video