Shpërthen në flakë makina në Berat, çfarë dyshohet

28 October 2023, 20:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen në flakë makina në Berat, çfarë
Foto ilustruese

Një automjet në pronësi të një shtetasi nga Tirana është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, në qytetin e Beratit.

Mjeti, tip kamionçinë, me targa AA 909 NJ mësohet se ka qenë duke qarkulluar në qytet ndërsa është përfshirë nga flakët, të cilat kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.

Mësohet se në vendngjarje janë gjendur menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumë të cilët kanë mund edhe të lokalizojnë shpejt flakët e të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

Si pasojë e zjarrit motori i makinës në pronësi të shtetasit nga Tirana Fran Kaçorri u shkrumbua tërësisht, po kështu edhe pjesë të tjera mekanike që ndodheshin poshtë kofanos së makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.


Video