SHOKUESE në Tiranë/ Dyshohet se abuzuan dhe shfrytëzuan për prostitucion gruan me aftësi të kufizuara, në pranga dy të moshuarit!

27 June 2025, 14:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHOKUESE në Tiranë/ Dyshohet se abuzuan dhe shfrytëzuan për
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa dy persona kanë rënë në pranga.

Mësohet se janë arrestuar Ardian Biraci 61 vjeç dhe një Vasillaq Trebicka 66-vjeç, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 38-vjeçare, me aftësi ndryshe.


Vëllai i 38-vjeçares ka kallëzuar në polici gjithashtu se dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.


Video