Shtyhet për më 8 Korrik seanca e radhës e gjyqit për shpifje i Adriatik Lapajt ndaj Agron Shehajt lidhur me akuzën se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave.
Seanca u shty për t’i dhënë kohë avokatit të kreut të partisë Mundësia që të paraqesë provat.
Shehaj e ka akuzuar Lapajn se ka marrë përsipër regjistrimin e një prone që kompania e Çopjave kishte blerë në Ksamil, vendim i cili është dhënë nga vjehrri Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Në seancën e sotme Lapaj ishte i pranishëm ndërsa Shehaj u përfaqësua nga avokati.
Ky i fundit deklaroi në sallë se i janë drejtuar Kadastrës dhe disa bankave për prova.
Avokati tha se kanë kontratat që tregojnë se Lapaj është paguar me 4 mln lekë nga administratorët e kompanisë që është në hetim nga SPAK.