Shokuese në Pogradec, 15-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren

18 November 2022, 19:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese në Pogradec, 15-vjeçari kryen marrëdhënie
Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Pogradec. Policia ka shoqëruar në komisariat një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare." thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Video