Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit, bllokohet një Jet Ski në Himarë

9 Gusht 2026, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohet një Jet Ski në Himarë

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në plazhin e Bunecit në Himarë duke ndëshkuar drejtuesin me gjobë 300 000 lekë të reja. Shkak u bë shkelja e perimetrit të sigurisë me mjetin Jet Ski, pas raportimit nga pushuesit.

“Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.      

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj,  për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit”.


Video