Sherr me thika në Pogradec, plagoset një 36-vjeçar

29 March 2025, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika në Pogradec, plagoset një 36-vjeçar
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një person tjetër, mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Policia thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.T, 36-vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, shtetasit L.O.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës  shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video