Sherr me mjete të forta mes tifozëve të “Partizanit” dhe të “Tiranës” te “Komuna e Parisit (VIDEO)

28 April 2024, 23:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me mjete të forta mes tifozëve të “Partizanit”

Derbi mes “Partizanit” dhe “Tiranës” ka vazhduar edhe pas mbarimit të ndeshjes. Por këtë herë në rrugët e Tiranës.

Një grup të rinjsh, tifozë të “Partizanit” janë përleshur me mjete të forta me një grup të rinjsh, dyshohet tifozë të “Tiranë” pranë kompleksit “Kika” në Komunën e Parisit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë qetësuar situatën.

Mësohet se nga përleshja mes të rinjve nuk ka pasur të plagosur.




Video