Shënohet viktima e parë nga pickimi i bletës në Gramsh

24 July 2023, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shënohet viktima e parë nga pickimi i bletës në Gramsh
Foto ilustruese

Fund tragjik nga bletët për një 63-vjeçar nga Gramshi.

Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit, ka ndërruar jetë pasi u pickua nga bletët.

Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

Pickimet e shumta i mori në fytyrë dhe në krahë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Kjo shënon edhe vdekjen e parë nga pickimi i bletës në vendin tonë.

Ndërkohë raportohen pickime nga Merimanga e Zezë në disa qytete.


Video