Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër, 2 të vdekur, një i plagosur

24 July 2023, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër, 2 të vdekur,
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë me dy viktima ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Aksidenti tragjik ka ndodhur te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 05:10 minuta.

Një automjet 'Fiat' ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik


Video