Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një helikopter i forcave të armatosura është duke i ardhur në ndihmë zjarrfikësve në Peshtan të Fierit, pas përkeqësimit të situatës.
Raportohet se deri tani janë djegur rreth 25 hektarë pyje, shkurre, pisha e ullishte ndërsa zjarri është duke u përhapur drejt fshatit Kraps ku ndodhet një tjetër masiv pyjor.
Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.
Prej tre ditësh zjarrfikësit luftojnë me flakët në këtë zonë, ndërsa një 28-vjeçar është vënë në pranga si autor i zjarrvënies me qëllim hapjen e kullotave.