Sekuestrohet Ferrari 600 mijë eurosh në Tiranë! Policia: U soll nga Turqia, kush është pronari dhe për se akuzohet

24 September 2025, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekuestrohet Ferrari 600 mijë eurosh në Tiranë! Policia: U soll
Ferrari i sekuestruar në Tiranë

Një automjet luksoz tip “Ferrari” është sekuestruar nga Policia në Tiranë, me dyshimet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas Policisë, Ferrari i kuq me vlerë rreth 600 mijë euro, që i përket 30-vjeçart E.V., i dënuar më parë për veprimtari kriminale në Turqi.

Policia thotë se automjeti ishte lënë në pronësi të një 36-vjeçari, i cili edhe e kishte sjellë në Shqipëri, për të shmangur gjurmimin e pronarit të vërtetë, shtetasi E.V, 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Përveç Vrajas janë proceduar edhe dy shokët e tij që e kanë sjellë mjetin nga Turqia dhe e kanë ndihmuar të fshehë pronësinë.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.

Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.

Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video