Seanca për Gërdecin, Mediu: Çfarë i kanë shkruar 6 kongresmenë amerikanë ministrisë së Drejtësisë

18 June 2025, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Seanca për Gërdecin, Mediu: Çfarë i kanë shkruar 6
Fatmir Mediu

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Gërdeci”, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ai është shprehur se gjashtë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merren parasysh në proces.

“Gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna vullnetarisht në SHBA në formën e “affidavit”-eve (deklarime nën betim që kanë vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane), të merren parasysh në procesin “Gërdeci””, u shpreh Mediu.

Ky veprim i tij vjen pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë.

SPAK akuzon Mediun se shpërdoroi detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjell avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur këtë dosje, i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar më herët se pretendimi i prokurorisë është i pabazë.

 


Video