Seanca në Apelin e GJKKO, Beleri: Ndërgjegjen e kam të qetë, provat janë manipuluar

14 Qershor 2024, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri në gjyq

Në seancën që po mbahet ditën e sotme në Apelin e GJKKO, Fredi Beleri ka përsëritur edhe një herë pretendimet se është arrestuar me “dëshirë të kryeministrit.”

Teksa ndodhej pas hekurave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, deklaroi se ndërgjegjen e ka të qetë, duke shtuar se provat janë të manipuluara.

“Avokatja ishte shteruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që jam arrestuar me dëshirë të kryeministrit. Provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen time të qetë. Po ashtu, edhe ju që do të merrni një vendim, uroj ta keni ndërgjegjen e qetë.”

Ndërsa, avokatja e Belerit kërkoi që të rrëzohet vendimi i Shkallës së Parë dhe deklarimin e pafajshëm të klientit të saj, pasi siç u shpreh ajo,  fakti penal nuk ekziston.


Video