Sapo ishte martuar, vdes në aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali

22 November 2022, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sapo ishte martuar, vdes në aksident 24-vjeçarja shqiptare në

Humb jetën tragjikisht në një aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali.

E reja është Blerina Kryeziu nga Kosova.

Blerina që punonte si kamariere në një restorant u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.

24-vjeçarja, e cila punonte në restorantin “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh, ishte martuar pak muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte. Rreth orës 19:00, teksa ishte në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, në rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” e goditi duke e hedhur rreth 10 metra tutje.

Sapo ishte martuar, vdes në aksident 24-vjeçarja shqiptare në


Video