RRËQETHËSE/ Brenda vitit iu shuan dy djem familjes shqiptare, çfarë shkruante 22-vjeçari: Mezi pres të të ritakoj vëllai im!

8 Dhjetor 2023, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Admir Hoti/ Giulia Di Tillio/ Altin Hoti

"Mezi pres të të ritakoj vëllai im", këto ishin fjalët që 22-vjeçari i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali, shkruante për vëllain e tij i cili humbi jetën disa muaj më parë. 

Edhe më rrëqethëse bëhet kjo ngjarje, pasi viktima e aksidentit të kësaj të premteje, 22-vjeçari Altin Hoti, humbi jetën në të njëjtin vend ku u shua vëllai i tij, Admir Hoti

Postim që viktima e aksidentit, Altin Hoti, bënte për vëllain e tij, më 27 Shtator:

Mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, shkruante ai.

RRËQETHËSE/ Brenda vitit iu shuan dy djem familjes shqiptare,

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi gjatë orëve të natës së shkuar në Venecia të Italisë. Tre të rinj humbën tragjikisht jetën, mes tyre 2 shqiptarë.

Viktimat janë Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe italiania Giulia Di Tillio, rreth të 20-tave. Ata ishin të gjithë banorë të Portogruaro./VoxNews

Video