Rama u ndal edhe te ështja që shqetëson shumë qytetarë, në lidhje me praktikat e "Drejtësisë se re" për të burgosur pa gjyq duke thënë se shifrat e të paraburgosurve kanë kapur majat.
“E dini sa e ka BE ku duam të integrohemi përqindjen e atyre që janë të paraburgosur, e ka 24%. Nuk janë kryetarë bashkie që merren nga zyra. E ka detyrë tjetri, detyrë të dhënë nga populli. E dini sa ka në Shqipëri sot njerëz pa burg 61%, është tmerr! Nuk është SPAk aktori kryesor po SPAK duhet të ketë parasysh se është lideri në frymë. Ndodh siç ndodhi në burgun e Peqinit, gjithë turni u arrestua se hëngrën kokat dy atje.
Ça janë këta, janë prindër, nuk marrin rroga nga 10 mijë euro. Ti i merr i fut në burg. Të rrijnë aty sa të gjejmë provat? Pastaj e dini ju që çdo person që futet atje, i kushton taksapaguesve? Është më mirë mos tua them. Më mirë mos ta dëgjoni, ça është ky muhabet. Unë këtu jam dhe nga këtu nuk lëviz sepse e shoh absolutisht të pamundur të lëviz nga ky pozicion dhe kjo nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është e qartë”-u shpreh kryeministri Rama.