Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit

22 April 2026, 13:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit
Bushat

Riaktivizohet sërish zjarri në landfillin e Bushatit.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se edhe pse në zonë pati reshje shiu, sërish flakët nuk u shuan dot në venddepozitimin e mbetjeve.

“U duk sikur zjarri ishte shuar, por jo, pasi mbrëmjen e shkuar është riaktivizuar. Vijon puna nga forcat zjarrfikëse dhe mjetet e tonazhit të rëndë për të izoluar flakët. Zjarrfikësja duke hedhur ujë, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë duke hedhur dhé”, raportoi gazetari.

Zjarri në landfill ka nisur që prej datës 19 prill.


Video