RENEA "blindon" Elbasanin, kontrolle për kapjen e personave në kërkim

25 July 2022, 19:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RENEA "blindon" Elbasanin, kontrolle për kapjen e personave
Foto ilustruese

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Elbasan. 

Burime bëjnë me dije se po zhvillohen kontrolle “blic” nëpër qytet dhe zonat përreth me qëllim, kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia

Aktualisht operacioni është duke u zhvilluar dhe pritet të ketë arrestime, si dhe detaje nga aksioni. 

Kujtojmë se dhe një pjesë e madhe e të shpallurve në kërkim në kuadër të operacioniut "Plumbi i Artë" janë nga Elbasani.


Video